Aktorja Angelina Jolie ka treguar më në fund se pse zgjodhi si profesion aktrimin, rrugë që e ka bërë ndër aktoret më të paguara në botë. Aktorja e njohur tha se nuk ka pasur qëllim që të bëhet aktore, por kësaj rruge i është hyrë për të paguar “faturat dhe borxhet” e nënës së saj, Marcheline Bertrand.

Angelina njihet si bamirëse e madhe, madje është edhe fituese e çmimit “Oscar”. Ajo ka luajtur në shumë filma të njohur dhe është një nga aktorët më të famshme në botë.
“E bëra për të ndihmuar nënën për të paguar tatimin dhe faturat e shtëpisë”, ka thënë ajo në një intervistë në mediat amerikane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb