Kjo nuk është hera e parë që fansat e aktores Angelina Jolie shqetësohen për shëndetin e saj. Së fundi Angelina është fotografuar në Londër tepër e dobët, dhe sipas revistës “Radar Online”, ajo peshon vetëm 35 kg.

Mediat amerikane ngrenë dyshime të forta se aktorja e njohur mund të jetë anoreksike.
Angelina Jolie nuk ka folur kurrë për problemet e saj me ushqimin, pavarësisht se mediat kanë folur shpesh për këtë çështje, duke sjellë edhe fakte se ajo është kuruar në klinika të specializuara për anoreksinë, vite më parë.

Pas humbjes së nënës së saj, në vitin 2007, Angelina Jolie përjetoi një periudhë të vështirë dhe humbi shumë në peshë. Në atë kohë ajo deklaroi: “Kam qenë shumë e dobët gjithmonë, por humbja e nënës ishte një goditje e rëndë për mua.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: