Teksa Brad Pitt qan dhe është i dëshpëruar, Angelina Jolie i dërgon fëmijët e saj tek psikoanalisti, për ta bërë më pak traumatike ndarjen.

Cdo ditë dalin të reja të veçanta për divorcin e shekullit. ‘People’ këtë herë ka qenë shumë pranë ish çiftit më të famshëm të Hollywood-it: ’Angelina ka bërë atë që duhej të bënte për sigurinë e fëmijëve’- ka thënë revista e njohur.

Jolie e di mirë që ndarja është shumë e vështirë për t’u pranuar, kështu ylli ka vendosur të ruajë fëmijët e saj Maddox, 15 vjec, Zahara, 11, Shiloh 10, dhe binjakët Viviene dhe Knox 8, sa më shumë të mundet.

Ndër të tjera ajo ka marrë kujdestarinë e tyre, por Brad mund ti shohë ato ( edhe pse me mbështetjen e një analisti, të paktën herët e para).

Përsa i takon Pitt një burim shumë pranë aktorin ka konfirmuar që ‘është i shkatërruar për atë që ka ndodhur në javët e fundit dhe për mënyrën sesi gjërat janë dukur nga jashtë, si për faktin sesi këto gjëra kërcënojnë familjen dhe marrëdhënien e tyre për të vazhduar përpara. ‘ Dhe ky është vetëm fillimi.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb