BRITANI–Gjykata britanike caktoi 14 muaj burg për shqiptarin, Patjon Velku të cilit iu gjendën në pronën e tij në Watling Street në 14 qershor të këtij viti, plot 300 bimë kanabis. Të katër dhomat e banesës ku u kap ai ishin shndërruar në një “kopësht” kanabisi në rritje. Banesa arriti te identifikohej nga policia me anë të një operacioni.

Velku nuk ka një adresë fikse në Angli dhe thuhet se është futur në mënyrë të paligjshme në këtë shtet. Në fund të dënimit të tij ai pritet të dëbohet për në Shqipëri.

Gjykatësi Peter Barrie tha se Velku u gjet në shtëpi dhe kujdesej për bimët. Kanabisi i mbjellë shkonte rreth 18 kg dhe kapte vlerën e 275 mijë paund.

Gjatë arrestimit, Velku i tha policisë së kishte vetëm 3 ditë që qëndronte në atë banesë pasi ishte rekrutuar aty nga një person i madh, me rëndësi, dhe duhej të paguhej 60 paund dita.
Megjithatë, ky person i paidentifikuar sipas shqiptarit i kishte lënë disa ushqime dhe vetëm £ 40 dhe e kishte kërcenuar me jëtë nëse do përpiqej të largohej. Shqiptari pohoi për policinë se jeta e tij ishte e rrezikuar dhe për këtë arsye kishte tentuar dhe arratisjen.
Avokati theksoi gjatë seancës se Velku nuk kishte rol tjetër vec kopshtarisë në këtë sipërmarrje të kanabisit.
Para se të hynte tek banesa e kanabisit, Velku, tha avokati, kishte tentuar punë në lavazhe makinash dhe flinte rrugëve në Birmingam. “Ai dëshiron vetëm të kthehet në atdheun e tij, Shqipëri”, theksoi avokati i tij.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: