Chelsea ka bërë goditjen e fundit në përfundim të merkatos të enjten në mbrëmje: kampionët e Anglisë në minutat e fundit kanë nënshkruar me mesfushorin anglez Danny Drinkwater (ish-Leicester) dhe mbrojtësin italian Davide Zappacosta (ish-Torino).

Drinkwater, 27 vjeç, është angazhuar për 5 vjet për 37,9 milione euro, sipas mediave angleze.
“Rruga ishte e gjatë për të arritur deri këtu, ndaj jam shumë i kënaqur që do të ndihmoj klubin për të fituar trofe”, deklaroi Drinkwater.

Ai do të gjejë te klubi londinez francezin N’Golo Kante me të cilin fitoi Premierligën në 2016 kur luanin me Leicester.

Zappacosta, 25 vjeç, ka nënshkruar për 4 vjet në shumën e 25 milionë euro, gjithnjë sipas shtypit britanik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb