Një anije kozmike ruse, e cila doli jashtë kontrollit ditën e djeshme, ka nisur një ulje të pandalshme dhe me shpejtësi të madhe drejt Tokës. “Rocosmos”, agjencia hapësinore ruse, po përpiqej që të shpëtonte nga përplasja anijen kozmike M-27M, pas një defekti në sistemin navigues.

Mirëpo, anija kozmike ka dalë jashtë kontrollit dhe tani po i afrohet atmosferës së tokës me shpejtësi të lartë. Një ekspert rus, i paidentifikuar i ka thënë agjencisë së lajmeve “Reuters”, se anija kozmike është totalisht jashtë kontrollit dhe se ekspertët nuk kanë më se çfarë të bëjnë, vetëm të ndjekin përplasjen e saj. Ata ende nuk e dinë se çfarë problemi ka patur anija dhe nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me të.

Skenari më i mundshëm është që anija të digjet e tëra, që në momentin kur të hyjë në atmosferën e tokës. Kjo do të thotë se anija nuk përbën rrezik për njerëzit në tokë, pasi ajo do të shkrumbohet.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: