GREQI- Anija “Oriku” shpëton një gomone me 51 emigrantë në bord. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 07:40 gjatë patrullimit në Egje. Mësohet se anija Oriku identifikoi një gomone me emigrantë në bord, e cila ishte nisur nga brigjet e Turqisë drejt brigjeve greke. Menjëherë, anija Oriku njoftoi anijen flamurtare, “RB” turke, greke dhe “Frontex”.

Njëkohësisht, pas njoftimit, anija “Oriku” shkoi në rajonin ku ndodhej gomonia dhe ofroj ndihmë deri në mbërritjen e anijes “MAI 1102 FRONTEX” dhe “RB” turke. Po ashtu bëhet e ditur se në orën 08:37, gomonia u mor në dorëzim nga anija e Frontex “MAI 1102”, e cila kreu operacionin e imbarkimit të personave në të.

Pas dorëzimit, nga të dhënat e marra nga anija e “FRONTEX”, në përfundim të operacionit, u verifikua se, në bordin e gomones ishin 51 persona, nga të cilët, 17 gra, 12 fëmijë dhe 22 burra. Të gjithë pjesëtarët e gomones ishin me kombësi siriane. Gjatë misionit të saj në Egje, anija “Oriku” ka realizuar disa operacione shpëtimi të suksesshme.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: