TIRANE– Bashkëshortja e kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ishte e ftuar në emisionin “Rudina” ku ka folur për vështirësitë që po kalon, ndërsa bashkëshorti i saj u ndalua në Francë pas një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia. Anita Haradinaj e konsideron të habitshme rastin konkret dhe për të zvarritja e këtij procesi vjen për shkak të mungesës së provave.

Ndër të tjera bashkëshortja e Ramush Haradinajt thotë se sapo është kthyer nga Franca dhe tregon se Haradinaj është në gjendje të mirë.

“Ai po qëndron në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe është në pritje që të kthehet në Kosovë dhe të vazhdojë punën aty ku e ka lënë. Kosova këto ditë ka nevojë për një opozitë të fortë, të cilën Ramushi e ka menaxhuar shumë mirë”- thotë ajo.

Teksa rrëfen se jeta e ka përballur me vështirësi, ajo shprehet se ka mësuar që ta menaxhojë dhimbjen.
“Mendoja se më ishin harxhuar lotët. Kur humba time më nuk kam qarë fare dhe fillova që të shqetësohesha. Kur ndodhi kjo me Ramushin kaluan tre -katër ditë dhe një moment jam ulur dhe i kam thënë tim vëllai: Nuk mundem më!”- ka rrëfyer Anita Haradinaj me profesion gazetare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: