Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis u takua të mërkurën me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan dhe me homologun e tij Nurettin Canikli. Takimi u zhvillua në Ankara dhe sipas njoftimeve presidenti Erdogan i ka shprehur Mattis shqetësimin mbi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin grupit militant kurd YPG. Turqia është e shqetësuar nga mbështetja që SHBA u ofron kurdëve të Sirisë, të cilët po ndihmojnë në luftën kundër xhihadistëve të ISIS në Sirinë veriore. Ankaraja i cilëson Njësitë e Mbrojtës së Popullit Kurd ose YPG-në, si organizatë terroriste të lidhur me separatistët kurdë brenda Turqisë, të njohur si PKK. Turqia e ka bërë të qartë se nuk e mbështet vendimin amerikan për t’i dërguar armë kurdëve në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia e kanë cilësuar grupin PKK si organizatë terroriste, por në dallim nga Turqia, Washington-i nuk e quan edhe grupin YPG si organizatë terroriste. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb