Nga: AURORA GOLEMI
TIRANE – Në kalendarin artistik të kryeqytetit sot shënohet një ngjarje e rrallë, pasi koncerti i Vjenës do të zbarkojë në Pallatin e Koncerteve sot në oren 20.00. Viloinisti Virtuoz Shkëlzen Doli së bashku me anëtarë të Ansamblit Filarmonik i Vjenës do të interpretojnë për spektatorët shqiptarë.

Mësohet se koncerti do të zgjasë 90 minuta, me ndërprerjen prej tri prezantimesh të videove që janë xhiruar në: Shqipëri, ne Kalabri dhe Kosovë.
Ndërsa, programi i koncertit të Tiranës, është pak a shumë si ai i Vjenës: përfshin Johann e Josef Strauss, Brahms, pra polka, vals, si edhe interpretimi i Marshit të Radezky-t dhe Danubit Blu.

Shitja e biletave te koncertit përfundoi në kohë rekord më datë 17 dhjetor. Si rrallë ndonjëherë, qindra shqiptarë u vunë në radhë për të blerë biletat për të ndjekur nga afër kete eveniment të konsideruar unik
Ansambli i Filarmonisë së Vjenës është pjesë e Orkestrës Filarmonike të Vjenës. Ministria e kulturws më herët ka sqaruar se Ansambli i Filarmonisë së Vjenës që vjen në Tiranë përbëhet nga 40 instrumentistë, nga më shumë se 100 që ka Filarmonia.
Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë është ngjarja më e sukseshme e muzikës klasike në botë. Muzika e Johan Shtrausit në Koncertin e Vitit të Ri transmetohet live në televizionet në mbarë botën dhe ndiqet nga 50 milionë shikues në 90 vende. Kush dëshiron që ta ndjekë koncertin në sallën madhështore duhet të këtë fat, sepse për shkak të kërkesës së lartë biletat ndahen me short. Për më tepër se 170 vjet, tingujt e ëmbël të orkestrës së Vjenës dëshmojnë cilësi të klasit të lartë.
Origjina e orkestrës së Vjenës lidhet me Operetën e Oborrit, muzikantët e së cilës Si Moxarti apo Bethoven angazhoheshin herë pas here me koncertet e “Akademisë”.Me kalimin e kohës lindi nevoja për një orkestër të pavarur të specializuar përkrah asaj të Operës se Oborrit.
Në vitin 1841 kompozitori dhe dirigjenti Otto Nikolai themeloi ansamblin që më vonë do të fitonte famë botërore si Filarmoni e Vjenës. Në historinë e saj më shumë se 170 vjeçare
Filarmonia e Vjenës ka dhënë rreth 7 mijë koncerte dhe është vlerësuar e nderuar nga shumë kompozitorë. Richard Vagner e quante atë si “një nga më të shquarat në botë” ndërsa Johannes Brams e quante veten si “mik dhe admirues” të Filarmonisë. Instrumentistët të cilët i bashkohen filarmonisë duhet të kalojnë fillimisht përmes Operas Shtetërore të Vjenës dhe nëse kalojnë periudhën tre vjeçare të provës, inkuadrohen gradualisht në orkestrën e Filarmonisë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb