PRISHTINE– Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”, do të shfaqë një koncert në kuadër të Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Koncerti do të jetë shumë i pasur me këngë e valle dhe do të jetë nën udhëheqjen artistike të Ylber Asllanaj. Koncerti festiv do të mbahet në sallën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, me datë 17 shkurt dhe fillon në ora 20:15.

Pjesë e programit do të jenë “Vallja e Oshtimës”, me koregraf Besim Jazexhiu, “Vallja Shote Galica” me koreograf Fehmi Shaqiri, “Vallja e Librazhdit” me koreograf Gjergj Prevazi, “Vallja festive” me koreograf Fehmi Shaqiri, si dhe do të interpretojnë këngët “Mora fjalë”, interpretuar nga Saranda Alija, “Moj Shqipni mos thuj marova”, interpreton Riza Bytyçi, “Këngë për Agim Ramadanin”, interpreton Mirvete Bajrami-Haziri, etj.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb