Mbrojtësi i palodhur i Kombëtares dhe kapiteni i ekipit 34-vjeçari, Ansi Agolli ka komentuar ndërprerjen e ndeshjes pas hedhjes së tymueseve nga tifozët shqiptarë por edhe përqafimin e tij me Buffon.

“Bufonin e urova në emrin tim dhe të skuadrës për ndeshjen e 1000-të, kurse ai më falënderoi. Ishte një moment shumë i bukur. Për sa i përket ndërprerjes së lojës këto janë gjëra që nuk duhet të ndodhin, megjithatë janë tifozët tanë dhe duhet t’i mirëkuptojmë”, u shpreh Agolli.

Agolli ka komentuar gjithashtu edhe lojën dhe rezultatin e ndeshjes duke bërë një analizë të shkurtër në një prononcim për “SuperSport”

“Mendoj se bëmë një lojë mjaft të mirë përballë një skuadre të madhe. Italia u tregua cinike dhe na ndëshkoi me një penallti në dy herë që erdhi te porta në pjesën e parë. Kurse ne patëm dy-tri raste që nuk i shfrytëzuam dhe më shumë për këtë na vjen keq. Në përgjithësi mendoj se bëmë një lojë të mirë”, përfundoi Agolli fjalën e tij.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: