Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Antiamerikanë”, Paloka i kthen reston Ulsi Manjës: Qeveri antishqiptare

422430_303439503021613_1916719323_n

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka i është përgjigjur pak minuta më parë me anë të një postimi në Facebook kreut të komisionit të Ligjeve, deputetit socialist Ulsi Manja.

Në kohën që opozitarët braktisën komisionin e Ligjeve teksa diskutohej për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, Manja i cilësoi antiamerikanë deputetët e djathtë, ndërsa Paloka në një status thotë se ku është një cilësim që të bën të qeshësh.
WhatsApp Image 2017-12-07 at 16.28.04
Sipas tij, është për të ardhur keq që qeveria po e çon vendin drejt kaosit e destabilitetit.
STATUSI I PLOTE
Ne “antiamerikane”…?!!! E thene nga pinjollet e atyre qe luftuan per 50 vjet “imperializmin amerikan” , sigurisht qe te ben vetem te qeshesh.
Ajo qe nuk eshte per te qeshur , eshte antishqiptarizmi i nje qeverie qe cdo dite e me shume po kerkon ta coj vendin drejt kaosit dhe destabilizimit…

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 1 )



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.