MADRID – Në shtëpinë e Realit, “Valdebebas”, ditën e enjte kanë zbarkuar mjekët e UEFA-s për t’u ushtruar një kontroll antidoping 10 futbollistëve të kampionëve të Europës, përfshirë edhe Kristiano Ronaldon.

Testet kanë përfshirë analizën e gjakut dhe urinës. Skuadra e Ançelotit u ishte nënshtruar kontrolleve të UEFA-s për herë të fundit një ditë përpara finales së Superkupës së Europës ndaj Seviljes në Kardif.

Por kjo e djeshmja ishte një vizitë e papritur për 10 herë kampionët e kontinentit, kur janë shfaqur mjekët me provëzat në dorë menjëherë pas seancës stërvitore.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: