UASHINGTON– Mijëra fluturime u anuluan në SHBA, qindra mijëra nxënës dhe funksionarë kanë qëndruar në shtëpi në pritje të një stuhie dëbore që do prekë lindjen dhe juglindjen e SHBA-së.

”Më shumë se 2 600 fluturime janë anuluar sot”, sipas faqes së internetit ”Flightaware”.

”Dëbora ka nisur në kryeqytetin Uashingtonit rreth orës 12:00 GMT dhe trashësia e saj ka arritur në 18 centimetra shoqëruar me një rënie temperaturash deri në -13 gradë Celsius gjatë natës”, sipas shërbimeve meteorologjike (National Weather Service, NWS).

”Alarmet për stuhi dëborë kanë prekur rreth 29 milionë amerikanë, që nga Teksasi deri në Anglinë e Re (verilindje) duke kaluar nga brigjet e Virxhinias”, sipas NWS.

”Administrat qendrore duke përfshirë këtu shumë ministri, kanë mbyllur dyert”, njoftoi në rrjetin social Twitter OPM, zyra e këtyre funksionarëve.

Shumë shkolla janë mbyllur gjithashtu në Uashington dhe në rajonet përreth, ku transporti publik është bllokuar.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: