Ditën e tragjedisë ajrore që përfshiu ekipin brazilian të futbollit Chapecoense, i cili po udhëtonte për në Medellin të Kolumbisë për të luajtur finalen e ‘Copa Sudamericana’, nuk ndodhej në avion portieri Nivaldo. Ai shpëtoi nga rastësia e fatit nga kjo tragjedi dhe jeton akoma. 19 shokët e tij fatkeqësisht humbën jetën në një aksident ajror dy ditë më parë.

42-vjeçari ka munguar në udhëtimin e skuadrës së tij në Medellin, Kolumbi për ndeshjen e parë finale të Kupës së Amerikës së Jugut kundër Atletiko Nacional.

Edhe pse kishte planifikuar fillimisht të ishte pjesë e skuadrës në këtë fluturim, diçka e pengoi dhe nuk u nis.

Nivaldo, i cili ka qenë me klubin e Çapekoenses për dhjetë vjet, këtë të diel do të luante ndeshjen e tij të 300 me skuadrën që u shua në aksidentin ajror, por për shkak të katastrofës që ndodhi, kampionati brazilian është pezulluar për momentin.

“Unë kam dashur të shkoj në këtë udhëtim, por në fund qëndrova. Çdo gjë ka një arsye në jetë. Deklaroj se do të tërhiqem nga futbolli. Kaq ishte”, thotë ai.

Pas kësaj tragjedie, portieri i Chapecoense, Nivaldo ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.

71 persona humbën jetën fatkeqësisht në aksidentin ajror me avionin që po udhëtonte edhe Chapecoenses.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb