TIRANE- Situata gripale në vend ka bërë të numri i pacientëve që i drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitalore të vijë në rritje. Aktualisht në vendin tonë qarkullojnë dy viruse B dhe AH1N1. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, Arjan Harxhi thotë se vendi ynë është në një situatë gripale, ndërsa shton se grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, mjeku thotë se duhet të tregohet kujdes me dietën ushqimore dhe higjienën.

“Situata duhet parë pa panik, me seriozitet. Gripi favorizohet nga mjedisi i mbyllur. Me të prekur janë moshat nën 5 vjeç, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Mjeti i vetëm për mbrojtjen e popullatës është vaksina. Epidemia e gripit pritet të zgjatë gjatë muajit shkurt, por parashikohet edhe në mars”, u shpreh mjeku Harxhi.
mjeku per gripin
Duke u ndalur tek simptomat kryesore të gripit, ai tha se fillimisht vihet re shfaqja e temperaturës, dhimbje e muskujve e kokës, syve, fytit, mund të paraqiten të vjella, diarre, kollë. Sipas mjekut, shfaqja e simptomave si nxirrja e buzëve, të vjella të mëdha, apo temperatura të larta, kërkojnë ndërhyrjen e mjekut.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: