ITALI- I zoti nuk mbledh nevojat e qenit? “Mos e ftoni për darkë në shtëpinë tuaj”. Ky është apeli i pazakontë i kryebashkiakut të Barit në Itali Antonio Decaro.

Pas publikimit të videos ku shihej një qytetar duke shëtitur me qenin e tij dhe më pas i zoti nuk mblidhte papastërtitë e qenit, qytetari i parë i Barit ka vendosur të japë këshillën e tij personale për të afërmit dhe miqtë që e njohin në video, shkruan repubblica.it.

“Ne nuk mund ta gjobisim sepse nuk e njohim, por ju që e keni identifikuar – thotë Decaro- sepse i shpifuri ndoshta është një prej atyre që ngjit sekrecione poshtë tavolinës, ndoshta bën p*** në ashensor, ose shkon në banjë dhe nuk lan duart e më pas ju prek: ju që mundeni, mos e ftoni”, deklaroi kryebashkiaku i Barit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb