Apple qëndron pas firmës kineze Xiaomi apo asaj amerikane Fitbit, ne tregun e orëve inteligjente sipas Strategy Analytics.

Apple është duke punuar në një orë e cila nuk ka nevojë të komunikojë me iPhone në mënyrë që të funksionojë thotë një raport i publikuar nga Bloomberg.

Sipas Bloomberg ora do të lidhet me rrjetet mobile përmes valëve LTE. Sipas raportit Apple ka hyrë në bisedime me kompani të ndryshme në Evropë dhe SHBA për të ofruar orën që nga ky vit.

Apple Watch debutoi në 2015-ën megjithatë ende nuk kemi statistika të shitjeve. Në raportin më të fundit financiar të kompanisë ekzekutiv i Apple Tim Cook thoshte me krenari se Apple Watch është ora inteligjente më e shitur në botë.

Por në tregun e orëve inteligjente Apple qëndron pas firmës kineze Xiaomi apo asaj amerikane Fitbit sipas Strategy Analytics.

Ndërsa në fillim erdhi si një pajisje luksoze, vitin e fundit Apple Watch është orientuar drejt fitnesit.

Ardhja e LTE-së do të shtojë shqetësimet rreth jetëgjatësisë së baterisë. Sipas Bloomberg modemi LTE do të prodhohet nga Intel. Ora e parë LTE do të vinte disa vite më vonë sesa ato të konkurrentëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: