Më parë është thënë se Apple kishte vendosur t’i shuajë modelet e iPod Nano dhe iPod Shuffle.
Ndërsa tani është kuptuar se kompania ka përditësuar modelin e iPod Touch, të cilin tashmë e ka sjellë me dy opsione të hapësirës së brendshme.

Tani ekzistojnë dy variante të iPod Touch, një model me 32GB i cili kushton 199 dollarë si dhe një model tjetër me 128GB që kushton 299 dollarë.

Apple ka ndërprerë modelet 16GB dhe 64GB të iPod Touch, ndërsa pjesa tjetër e specifikimeve në pajisje mbeten të njëjta.

iPod Touch vjen me një ekran 4 inç me një rezolucion prej 1136 x 640 pikselëve, ndërsa pajisja mundësohet nga procesori i Apple, A8 dhe vjen me kamerën e përparme dhe të pasme.

Në pjesën e përparme të pajisjes ekziston një kamerë HD për FaceTime dhe në anën e pasme ka një kamera iSight prej 8 megapikselësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: