Apple mund të realizojë tre iPhone të ndryshëm në vitin 2015, raporton Apple Insider. Lajmi vjen nga sajti tajvanez DigiTimes, i cili raporton se do të prezantohen tre telefona në gjysmën e dytë të këtij viti, si: iPhone 6S, iPhone 6S Plus dhe iPhone 6C.

Sajti tajvanez DigiTimes ka shënuar rekord me lajmet e publikuara për Apple-in. Në disa raste ai ka rezultuar i saktë, e në raste të tjera jo. Sipas DigiTimes, iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus do të përdorin çipin e fundit të Apple-it, A9, ndërsa versioni më i vogël, iPhone 6C do të përdorë çipin më të vjetër, A8.

Shkronja “S” është përdorur nga Apple që me krijimin e iPhone 4S në vitin 2011. Kjo shkronjë tregon një version të përditësuar të një iPhone, sidomos tek kamera, ndërsa hardueri është pothuajse i njëjtë. Ndërsa iPhone 6C mund të jetë versioni më i vogël dhe më i lirë i Phone 6. Apple Insider thekson gjithashtu se Apple mund të krijojë një telefon me ekran 4 inç, i cili do të jetë i duhuri për femrat.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: