Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Apple prezantoi telefonin e dekadës iPhone X, ja kur del në treg dhe sa kushton

104705473-Screen_Shot_2017-09-12_at_2.21.14_PM.600x400-730x410

Apple prezantoi ditën e sotme telefonin e shumëpritur dhe shumëpërfolur iPhone X, një produkt prej xhami dhe metalik i ridizajnuar për të akomoduar ekranin pa skaje edge-to-edge të cilin shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook e quajtur “ndryshimin më të madh në historinë e iPhone.”

Telefoni karakterizohet nga teknologjia e ngarkimit wireless, një kamër infra të kuqe dhe harduer të posaçëm për teknologjinë e njohjes së fytyrës i cili do të zëvendësojë skanerin e shenjave të gishtërinjve dhe të përdoret për tu qasur në telefon.

Megjithatë gjatë demonstrimit, teknologjia e cila u lavdërua aq shumë nga ekzekutivët vuri në siklet Craig Federighi pas nuk funksionoi me herën e parë.

Telefoni i cili kushton 999 dollar del në shitje më 3 Nëntor, pikërisht në prag të sezonit të blerjeve, një moment tejet i rëndësishëm për kompaninë dhe të ardhmen e produktit.

Kompania ka shitur më shumë se 1.2 miliard iPhone në dekadën e kaluar dhe ka hedhur themelet e një epoke mobile, por vitin e kaluar u përball me një rënie substanciale të të ardhurave ndërsa konsumatorët refuzuan iPhone 7 sepse ishte tepër i ngjashëm me iPhone 6.

Ekrani i iPhone X ka madhësinë e iPhone 7 Plus edhe pse vetë telefoni në përmasa është më i vogël. Ekrani me teknologjinë e re OLED siguron ngjyra më të pasura.

FaceID vjen për të zëvendësuar Touch ID dhe mund të ofrojë më shumë sesa të ofrojë qasje në telefon, të krijojë animoji.

Apple gjithashtu prezantoi iPhone 8 dhe iPhone 8 Plus të cilët ndajnë shumë ngjashmëri me linjën e iPhone 7 përveç pjesës së pasme prej xhami.

Të dy telefonët kanë një procesor grafik zhvilluar nga vetë Apple i cili siguron shpejtësi më të lartë, performancë të shtuar të kamerave dhe disa karakteristika për aplikacionet e realitetit të shtuar.

iPhone 8 ende ka një kamër të vetme të pasme ndërsa iPhone 8 Plus trashëgon sistemin me dy kamera të paraardhësit.

Procesori Apple A11 Bionic bën më shumë sesa rrit performancën me 25% krahasuar me Apple A10. Katër bërthama 64Bit janë dizajnuar për të ushqyer realitetin e shtuar i cili është në qendër të strategjisë së Apple.

Modeli më i lirë i të dy versioneve ka 64GB memorje dhe kushton 699 dollar për iPhone 8 dhe 799 dollar për iPhone 8 Plus.

Kompania gjithashtu prezantoi një orë të re inteligjente e cila mund të realizojë thirrje dhe të lidhet në internet pa pasur nevojë të mbani iPhone me vehte. Series 3 kushton 399 dollar për modelin me valë celulare dhe rrjet LTE.

Tim Cook tha se Apple Watch ishte ora më e shitur në botë, popullariteti i të cilës u rrit me 50% vitin e kaluar. Televizori i përmirësuar i Apple sjell 4K dhe HDR.

Kampusi i ri

Aktiviteti i sotëm u mbajt në auditorin Steve Jobs në kampusin e ri të Apple për të kujtuar bashkëthemeluesin legjendar të kompanisë i cili u nda nga jeta në 2011-ën.

Vetë ndërtesa e re e Apple konsiderohej si produkti final i Jobs për të cilën Cook shpenzoi ca minuta të vyera duke përshkruar.

Teatri i pahapur më për për publikun rrethohej nga një xham masiv dhe dekoruar në stilin e dyqaneve të Apple./PCWorld Albanian.

(d.d/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.