Gjykata në Shtetet e Bashkuara ka pranuar aktakuzën kundër Apple, duke pretenduar se ata qëllimisht kanë hequr jashtë sistemit aplikacionin FaceTime në sistemet e vjetra operative, për të detyruar konsumatorët të blejnë pajisjet e reja të apple.

Gjyqtari Lucy Koh në Kaliforni, pavarësisht përpjekjeve të Apple ka miratuar aktakuzën duke pretenduar se ata qëllimisht kanë bërë “disable” aplikacionin FaceTime tek iPhone 4 dhe 4S për të detyruar konsumatorët të blejnë pajisje të reja.

“FaceTime është pjesë e iPhone kur e kemi blerë atë dhe një pjesë të çmimit është paguar për të,” shkroi gjykatësi në arsyetimin e tij.

Seanca tjetër është planifikuar për 23 gusht të këtij viti, dhe një seancë tjetër për janar të vitit të ardhshëm, ku apple do të detyrohet të paguaj shuma milionëshe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: