Apple mund të ristrukturojë të gjithë linjën e iPad në fillim të marsit 2017. Sipas një raporti, Apple do të lançojë një kuartet të pajisjeve iPad Pro, në katër madhësi: 12.9 , 10.5, 9.7 dhe 7.9 inç.

Modelet 12.9 dhe 9.7-inç padyshim do të jenë një vazhdim i linjës së tanishme të iPad Pro. Tableti 10.5-inç do të jetë një model i ri, ndërsa 7.9 ka gjasa të zëvendësojë iPad mini, sipas TechSot

Kjo bie në kundërshtim me disa raporte të mëhershme të cilat nuk e përmendnin kurrë iPad mini. Megjithatë, ashtu siç është raportuar në tetorin e vitit 2016, një “iPad mini Pro” do të vinte së shpejti. Vini re se në këtë raport, thuhet se të gjitha iPad Pro e reja do të kenë një ekran 10.9-inç, jo një 10.5-inç.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: