SHBA- Apple Watch nuk del në shitje deri më 24 prill, por aplikacionet për orën e mençur të Apple tashmë kanë filluar të paraqiten në App Store.
Asnjë prej këtyre aplikacioneve nuk i janë kushtuar posaçërisht Apple Watch, por janë versione të zgjeruara që punojnë edhe në orën e Apple, të cilave i është shtuar funksionaliteti i ri.
Për momentin numri i tyre është i kufizuar, edhe pse shumica e zhvilluesve nuk mund të dorëzojnë funksionet e reja të aplikacioneve të tyre edhe për një kohë, por Apple e ka listuar një numër prej tyre.
Por megjithatë në mesin e aplikacioneve janë edhe disa emra të mëdhenj, sikurse Evernote, Qantas Airways, New York Times, Expedia, Target, Wall Street Journal dhe Twitter.
Kur Apple Watch të paraqitet në shitje, App Store do të shfaqë një seksion të dedikuar për aplikacionet kompatibile me orën e saj.
Në mesin e aplikacioneve për orën e re do të jenë edhe ato të Citymapper, eBay, CNN, Shazam dhe të tjera.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb