TIRANE- Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbulon një dokument të rëndësishëm. Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi, me sa dimë, sot në Shqipëri.

Palimspesti, që nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”, është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit – scripta inferior – kuptojmë se pergamena e ripërdorur daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme – scripta posterior – daton në shek. XIII.
16002882_1311019605608623_3317434796429555302_n-300x200

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës./ata/

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: