Ish-ministri i Financave dhe kandidati i PS për deputet Arben Ahmetaj ka reaguar për rezultatin e numërimit, ku PS ka dalë forcë e parë në Rrogozhinë. Ai thotë se u zgjodh projekti i Rrogozhinës që duam.

“Zgjodhëm projektin e Rrogozhinës që duam, me Partinë Socialiste, për vazhdimin e rrugës së reformave, rilindjes urbane, zhvillimit ekonomik e punësimit. Partia Socialiste, forcë e parë në Rrogozhinë, me mbi 2300 vota diferencë nga vendi i dytë. Mirënjohje për mbështetjen, çojmë përpara projektin e nisur për Rrogozhinën që duam, për Shqipërinë që duam!”, shkruan Ahmetaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: