TIRANE –Tradita flet më shumë për Universitetin “Luarasi”, i cili këtë vit të ri akademik do të mirëpresë studentët në një godinë të re, duke iu ofruar atyre një mjedis të shkëlqyer për marrjen e dijeve.

Për 13 vite radhazi Universiteti i parë privat ne vend, “Luarasi” ka përgatitur breza të përgatitur juristësh, këto vitet e fundit edhe ekonomistësh.

Rektori i porsazgjedhur i Universitetit “Luarasi”, emër i njohur në botën financiare shqiptare tregoi në studion e “Opinion” në “News24” se ky vit akademik ashtu si në vitet e tjera do të ketë staf të njohur lektorësh. Në fokus të Universitetit është gërshetimi i praktikës me teorinë, falë strukturave për këshillimin e karrierës, që është ngritur pranë universitetit.

Nuk do të mungojnë as marrëdhëniet mes universitetit dhe komunitetit të biznesit. Studentet dalin të përgatitur për tregun e punës, pasi gjatë viteve të shkollës kanë mundësi të mëdha për intershipe.

Të gjitha programet e studimit që “Luarasi” ofron janë të akredituara, madje këtë vit do të ketë hapësira për studentët e universiteteve publike, që të marrin klasa edhe pranë “Luarasit” dhe e kundërta. Jo vetëm kaq, universiteti “Luarasi” ofron edhe bursa studimi për disa kategori maturantësh.

Vetëm pak ditë kanë mbetur një fillimi i procesit të aplikimit të maturantëve për në universitete.
(news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: