Në rubrikën ‘Ka një mesazh për ty’ që moderohet nga Ardit Gjebrea, ku personazh i ftuar ishte një vajzë adoleshente që vuante nga mbipesha, moderatori tregoi një nga ‘vuajtjet’ e tij.

Teksa dëgjonte Gentanën, e cila tregoi se vuante nga mendimi i njerëzve për shkak të pamjes së saj, Arditi i ka dhënë asaj kurajo.

Arditi me Gentianen

Në momentin që ajo pohoi se i pëlqente shumë ushqimi, në këtë pikë është bashkuar edhe Arditi, i cili tha se është një adhurues i madh i ushqimit. “Po mos isha në ekran do isha 4- fish yt, vuaj që nuk ha atë që dua”- është shprehur Arditi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb