Javier Marscherano, lideri i Argjentinës në prapavijë, është përzgjedhur për të dalë para mediave ditën e sotme. Futbollisti i cili luan në Kinë ka pranuar se gjërat nuk po ecin mirë te “albiçelestët”:

“Shumë gjëra janë bërë gabim dhe kjo duket, situata është shumë komplekse. Por zërat dhe polemikat nuk na ndihmojnë aspak. Po bashkëjetojmë me ato që thuhet, por po punojmë për të qëndruar të bashkuar duke kërkuar 1/8-t e finaleve. Kemi besim se mund ta ndreqim këtë situatë kaotike.”

Ndërkohë, presidentit i AFA, Bernardo Tapia, shtoi: “Shumë nga ato që kam lexuar këto ditë nuk janë gjëra të vërteta dhe kërkojmë respekt. Kemi fatin që jemi ende në lojë dhe do të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë. Duhet të kualifikohemi për respekt të popullit tonë.”

I pyetur për mbledhjen e famshme ku futbollistët kanë kërkuar largimin e trajnerit, kreu i federatës shtoi: “Është e vërtetë që ka pasur një mbledhje, por ka shërbyer për të bashkuar grupin në ëndrrën e përbashkët për t’u kualifikuar. Sampaoli dhe stafi i tij janë në drejtim të skuadrës.”

Kujtojmë që Argjentina gjendet në një situatë të pafavorshme në grup për t’u kualifikuar. Asaj i duhet një fitore me patjetër me Nigerinë, ndërsa duhet të shpresojë që Islanda të mos marrë 3 pikët kundër Kroacisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb