ARGJENTINË- Kërkimet për nëndetësen argjentinase, të zhdukur në ujërat e Atlantikut Jugor, po vijojnë ende, por shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shuar tashmë.

Autoritetet e Marinës Argjentinase kanë telefonuar familjarët e ekuipazhit të nëndetëses, për t’i njoftuar mbi vdekjen e këtyre të fundit, me shumë mundësi gjatë një shpërthimi të ndodhur para 6 ditësh.Mendohet se nëndetësja argjentinase ka pësuar një shpërthim në thellësinë 600-3000 metra dhe kjo ka shkaktuar pasojat tragjike për stafin e saj.

Zyrtarisht Marina refuzon të pranojë vdekjen, por ata kanë telefonuar personalisht të gjithë familjarët e anëtarëve të ekuipazhit për t’u dhënë lajmin e kobshëm.
(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb