GJIROKASTER- Qyteti muzeal i Gjirokastrës shndërruar në vendin e festës me aktivitete të larmishme ku spikat folklori i zonave të ndryshme të vendit, por edhe ndërkombëtar.

Gjirokastra ka hapur dyert për një ngjarje të rëndësishme, Argjiro Fest 2017, aktivitet i cili ngriti siparin me parakalimin e grupeve të shumta folklorike pikërisht nga Sheshi i Çerçizit për të vijuar në odeonin e qytetit aty ku edhe jepen shfaqjet.

Kryebashkiakja Zamira Rami ka ftuar qytetarët në mbarë vendin të vizitojnë Gjirokastrën këtë fundjavë.

Krahas Argjiro Fest, në Gjirokastër janë organizuar edhe evente të tjera si parada e kostumeve popullore, panairi i artizanëve nga të gjitha trevat shqiptare, ekspozita etnografike dhe ajo e librit.

Panairi i 11 i trashëgimisë kulturore dhe artizanatit i çelur në Gjirokastër ka përfshirë rreth 40 mjeshtra të punimeve të traditës nga mbarë vendi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: