Tani është zyrtare. Ariana Grande dhe komediani Pete Davidson, aktori komik i ‘Saturday Night Live’, janë fejuar.

Pas ndarjes nga reperi Mac Miller, ylli i pop-it duket se është sërish e dashuruar.

Konfirmimi për lidhjen e të dyve, për të cilën flitej prej kohësh, ka mbërritur nga vetë Davidson, gjatë një batute me Jimmy Fallon në Toning Show të NBC.

Këngëtarja ishte në studion televizive pikërisht një muaj më parë, duke dhënë intervistën e parë pas atentatit të Manchester, ndodhur në
koncertin e saj vitin e kaluar, por pa thënë asgjë për jetën e saj sentimentale.

Deri tani vetëm ndonjë foto i kishte bërë fansat të dyshonin që mes Davidson dhe këngëtares pop amerikane kishte një lidhje.
Gjatë programit Fallon filloi të bënte shaka, duke thënë që nuk ishte e nevojshme të lidhej me Arianën për të marrë pjesë në show.
Pete u përgjigj: “Po e kam bërë’, duke konfirmuar zërat për këtë lidhje.
(da.xha/BalkanWeb)
C_2_fotogallery_3088867_2_image

C_2_fotogallery_3088867_1_image

C_2_fotogallery_3088867_0_image

C_2_fotogallery_3088867_9_image

C_2_fotogallery_3088867_8_image

C_2_fotogallery_3088867_7_image

C_2_fotogallery_3088867_6_image

C_2_fotogallery_3088867_5_image

C_2_fotogallery_3088867_4_image

C_2_fotogallery_3088867_3_image