MELBURN- Futurizmi ishte një lëvizje artistike dhe sociale që filloi në Itali në fillim të shekullit XX që me kalimin e kohës do të zëvendësohej nga estetika hapësinore, shkruan revista “New Atlas” e cila paraqet edhe një galeri me foto të godinave më tipike që përfaqësojnë këtë rrymë.

Shumë arkitektë pionerë e morën këtë ideologji dhe e futën në botën e dizejnimit duke krijuar struktura urbane të famshme për cilësitë skulpturore lirike.

marscitydesign

Një ripërtëritje e parë e futurizmit erdhi në vitet ’60 dhe ’70 nga një lëvizje që e njohim si neofuturizëm, e zhvilluar nga Buckminster Fuller, pasi teknologjia filloi shumë shpejtë të sjellë vizone arkitekturore të reja dhe spektakolare.

Në të hyrë të shekullit XXI do të shohim një tjetër rilindje të arkitekturës futuriste atë të estetikës hapësinore.

E drejtuar nga përparimet e jashtëzakonshme në inxhinierinë teknologjike, kjo estetikë futuriste solli struktura aliene që shpesh herë duket sikur janë bërë për filma fantashkencorë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb