ITALI – Mbrojtësi kuqezi pati vështirësi në stërvitjen e zhvilluar mëngjesin e sotëm më ekipin dhe sipas mediave italiane, qëndrimi i tij larg fushës së blertë mund të zgjasë disa ditë. Arlind Ajeti shfaqi dhimbje në muskulin e kofshës së djathtë.

Në ditët në vijim mbrojtësi shqiptar do t’i nënshtrohet analizave për të kuptuar shkallën e dëmtimit. Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja e klubit të Torinos nëpërmjet një njoftimi.

Ajeti humbi një ditë më parë ndeshjen e parë në Serinë A ndaj Milanit në “San Siro”. Si pasojë e një dëmtimi të mëparshëm në një ndeshje miqësore, Ajeti nuk ishte as në stol i gatshëm për trajnerin Mihajloviç.

Ndeshja e dytë e Torinos në Serinë A është ndaj Bolognia, por përgjigja për dëmtimin e Ajetit pritet të vijë në ditët në vitim. Nuk dihet ende nëse mbrojtësi kuqezi do të luajë apo jo takimin e ardhshëm më datë 28 gusht.
(er.cu/BalkaWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb