Pas shumë spekulimeve merr fund telenovela “Ajeti” me futbollistin që për edicionin e ardhshëm do të luajë për skuadrën e Crotone-s. Edhe pse në media qarkullonte prej ditësh destinacioni i Ajetit, vetëm sot klubet kanë zyrtarizuar marrëveshjen.

Arlindi si fillim kalon tek Crotone me formulën e huazimit ndërsa në fund të sezonit ata do jenë të detyruar për të blerë futbollistin.

Sezoni 2016-2017 nuk ka qenë i ngjashëm për Ajetin dhe klubin e Seria A pasi futbollisti u ndesh me vështirësi të shumta duke mos arritur të fitojë një pozicion titullari te skuadra e Torinos, ndërsa Crotone mrekulloi me ndeshjet e fituara në fund të kampionatit duke siguruar edhe për një edicion qëndrimin në mes më të mirave të “Seria A”.

Tashmë pas një periudhe jo pozitive Ajeti do të ketë mundësinë të tregojë veten te Crotone pasi nga drejtuesit e këtij klubi është projektuar si një titullar fiks për sezonin e ri që starton më 19 gusht.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb