EREVAN–Të paktën 16 000 persona u mblodhën sot në mbrëmje në Erevan për një tjetër manifestim kundër ish-presidentit Serge Sarkissian, i cili u zgjodh kryeminstër me kompetenca të forcuara, ku protestat po vijojnë prej disa ditësh.

”Revolucioni ynë i kadifenjtë po përhapet”, u shpreh deputeti dhe lideri i opozitës, Nikol Pachinian, përpara turmës e cila pushtoi sheshin e Republikës, në qendër të Erevanit, i njohur për shatërvanët me drita të cilat nuk u ndezën gjatë mbrëmjes për të dytën ditë radhazi.

Manifestuesit, ku disa thërrisnin ”Armenia pa Serge” shpalosën në shesh një flamur armen 30 metra të gjatë, në shenjë të unitetit të tyre, sipas një gazetareje.

Organizatorët e protestës nga ana e tyre mbështesin tezën e një fushate kombëtare të mosbindjes civile.

Një ditë më parë, kur Parlamenti zgjodhi kryeministër ish-presidentin, rreth 40 000 persona manifestuan në Erevan kundër Serge Sarkissian, me kërkesë të Nikol Pachinian, këto protesta janë regjistruar si më masivet të këtyre viteve të fundit./ATA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: