Ish-guvernatori i Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara dhe aktori i famshëm që ka një koleksion marramendës të makinave, ka bërë një prezantim të veçantë.

Arnold Schwarzenegger ka treguar të parin Hummer H1, që lëviz me mbushje elektrike.

Arnold 3

Për nga pamja e jashtme vetura nuk dallon nga paraardhësit, por materiali i përdorur ka bërë që të jetë shumë më i lehtë, me peshë rreth 3,300 kilogramë, shkruan tg.

Arnold 2

Me anë të dy motorëve që kanë nga 100 kWh, mund të prodhojë deri në 483 kuajfuqi, teksa arrin shpejtësi maksimale prej 120 kilometrave në orë.

Arnold 4

Ky Hummer që është në fazën testuese, mund të lëvizë për 300 kilometra me vetëm një mbushje baterie.

Arnold 5

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb