VLORE- Pas arratisjes spektakolare të 28-vjecarit Mikel Kasa nga Gjykata e Vlorës, pak pasi u njoh me masën e dënimit me 5 vite burg, por përfitoi nga gjykimi i shkurtuar duke u dënuar me 3 vite e 4 muaj për akuzën e rrëmbimit të personit, Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për çështjen.

Gjithashtu janë shoqëruar edhe tre policët e burgjeve që kanë kryer detyrën e shoqërimit të Mikel Kasës gjatë seances gjyqesore. I riu arriti t’ia mbathë nga gjykata me vrap, pasi dyert ishin të hapura.

“Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të shtetasit Mikel Kasa. Hetimet kanë filluar nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë që janë të gatshëm.

Janë shoqëruar tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të arrestuarit dhe do të kryhet arrestimi i tyre”- thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Vlorës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: