LEZHE- Pas arrestimit të zyrtarëve të Bashkisë së Lezhës dhe dhënien e masave për ta, vjen edhe një reagim nga avokati i njohur, Sajmir Vishaj.

Përmes një statusi në Facebook, Vishaj thotë se vepra penale e shpërdorimit të detyrës i kujton atë të agjitacion e propogantës. Ai po ashtu i kërkon policisë të mos bëjë presion mbi prokurorinë e gjykatat.

STATUSI I AVOKATIT
rrr
Cfare ndryshoi ne dosjet e funksionareve te Bashkise se Lezhes ne lidhje me masen e sigurimit Arest ne Burg qe nga momenti qe u caktua ne mungese te personave nen hetim dhe sot qe u zbatua neni 248 I KPRP qe ka te beje me kushtet e verifikimit dhe zbatimit te mases!!!….
1. E njejta dosje
2.Te njejta prova
3.I njejti gjyqtar
4.Politika ne kembe
5.Simpantizantet e punesuar ne Bashki ne kembe
6.Vepra penale e shperdorimit te detyres na kujton vepren penale te Agjitacion e propagante
7.Zyraret e Larte duhet te akuzohen vetem per Korrupsion nese provohet
8.Duhet te jepet fund seancave gjyqsore per masat e sigurimit ne mungese per aq kohe sa ligji I jep te drejte prokurorit nenin 253/2 te KPRP per urdherin e ndalimit
9.Policia te mos ushtroje presion mbi prokurorin apo gjykaten.
10. Policia te beje kujdes me Komunikatat per zbulimin e veprave penale me gjeneralitetet apo pamjet filmike ndaj te dyshuareve per aq kohe sa kemi nje parim baze Prezumimin e Pafajsise.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: