KUKËS- Kreu i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj nëpërmjet një deklarate për mediat ka përgëzuar prokurorinë dhe policinë për arrestimet e 5 punonjësve të një firme përgjegjëse për ndërtimin e Ujësjellësit të qytetit të Kukësit. Nga shpërdorimi i fondeve, për të cilat akuzohen personat e sipërpërmendur, ky ujësjellës ende nuk është përfunduar

“Arrestimet, zëri i bashkisë dhe qytetarë-ve u dëgjua. Prokuroria dhe policia kanë bërë punë serioze. Kërkoj që qeveria të zgjidhë këtë problem. Të ripunohet projekti, të çelen fonde për punimet”, thotë ai.

Halilaj shton se i intereson që banorëve të Kukësit t’ju kthehet uji i pijshëm.

“Mua më intereson që banorët të kenë ujë. Ne jemi përfitues të këtij projekti”, tha ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: