Gjatë ditë së sotme policia e Kosovës ka arrestuar me forcë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Albulena Haxhiu e Donika Kadaj Bujupi. Deputetët janë arrestuar në bazë të një urdhri për arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën pasi nuk janë paraqitur në seancë gjyqësore.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka shkruar në rrjetin social Facebook se deputetëve, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj Bujupi u është shqiptuar masa prej 30 ditëve paraburgim.

“Prapë Klani Pronto me shokë e paterica. Të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj. Pa asnjë provë a bazë. Të njëjtit që po duan t’ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale”, ka shkruar Ymeri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: