PRISHTINE- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosja, Visar Ymeri ka reaguar lidhur me arrestimin e 3 deputetëve të tij, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi si dhe Albuelna Haxhiun, duke e cilësuar aktin një brutalitet.

Ai pohoi se këtë sjellje brutale të policisë, e pësuan dhe deputetët e tjerë.

“Kjo është vazhdimësi e veprave të pushtetit, pas dënimit të aktivistëve tanë padrejtësisht. Është e njëjta klikë e pushtetit, e cila po synon që ta dhunoj votën e lirë të qytetarit, pas vendimit të djeshëm të PZAP-it dhe që po tentojnë të përndjekin secilin aktivistë të Vetëvendosjes”, tha Ymeri.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: