TIRANË-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë pas arrestimit të autorit të vrasjes së dy turistëve çekë ka reaguar në rrjetin social Facebook. Ai falënderon efektivët e policisë dhe banorët e Dukagjin it dhe shprehet se 20-vjeçari Majcaj ndoshta duhet të ishte në burg për krimet e mëparshme që ka kryer.

“Faleminderit Policisë dhe banorëve të Dukagjinit për arrestimin në kohë rekord të njeriut që ndoshta duhet të ishte ende në burg për krimet e mëparshme, e jo të vriste përsëri,”- shkruan Tahiri.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: