Më shumë se 80 persona u arrestuan gjatë një operacioni në Stamboll për shkak të dyshimit për lidhje me ISIS raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet policore të anti-terrorit në Stamboll kanë kryer veprime të njëkohshme në 16 adresa në dhjetë lagje të ndryshme. Për shkak të dyshimit se kanë ardhur nga fushat e betejës në Siri dhe Irak dhe se ishin në përgatitje të sulmit në këtë qytet, u arrestuan 82 persona, nga të cilët 77 shtetas të huaj.

Gjatë bastisjeve u konfiskuan dokumente të shumta, materiale digjitale dhe pajisje të cilat do të përdoren si provë në hetimet e mëtjeshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: