KUKËS- Policia e Kukësit ka parandaluar sot një rast të trafikimit të të miturave për shfrytëzim të prostitucioni si dhe ka arrestuar në flagrancë dy persona.

Policia ndër të tjera bën me dije se ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë.

“Të arrestuarit janë shtetasit Bylbyl Iseni, 36 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë dhe Albert Dobratiqi, 33 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë”.

Në kërkim janë shpallur shtetasit P.B, 25 vjeç, banues në Elbasan. A.S, 19 vjeçe, banuese në Elbasan.

“Mësohet këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të kalojnë kufirin me Kosovën, në PKK Morinë, me shtetasen e mitur E. Z, 17 vjeçe, banuese në Elbasan, me qëllim trafikimin e saj për në Kosovë për shfrytëzim të prostitucionit nëpërmjet formave të tjera të shfrytëzimit seksual e të punës”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: