ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane për shpërndarje droge. Mësohet se i riu punonte si ndihmës kuzhinier në një restorant në zonën e Rapallos, ku dhe jetonte, por edhe si trafikant droge.

Ai është arrestuar në flagrancë teksa po i dorëzonte një 23-vjeçari dy doza marijuanë me peshë gjithsej 2.7 gram në këmbim të një kartëmonedhe 10 €. Si rezultat i kontrollit personal, shqiptarit i është gjetur edhe 6 gram hashash në dy doza të ndara. Droga dhe paratë janë konfiskuar, ndërsa 19-vjeçari është akuzuar për shpërndarje droge.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: