ELBASAN– Policia e Elbasanit ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Romë me 11 vite e 11 muaj burg, nën akuzën për ‘Organizim të migracionit të paligjshëm’ dhe ‘Organizim i trafikimit të qenieve njerëzore’. Në pranga ka rënë Astrit Gaxho 45 vjeç, banues në Peqin, ndërsa pritet ekstradimi tij drejt shtetit italian.

Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet nga policia një shtetas i dënuar me 11 vjet e 11 muaj burg për “Organizim të migracionit të paligjshëm” dhe “Organizim të trafikimit të qënieve njerëzore”. Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bëri ndalimin e shtetasit në kërkim: Astrit Gaxho, 45 vjeç, banues në Peqin. Ndalimi i tij u bë pasi Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Roma e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar bazuar në vendimin e Gjykatës së Apelit Romë dhënë më datë 20.04.2016, e cila e ka dënuar me 11 vjet e 11 muaj burg për veprën penale “Organizimi i Migracionit të Paligjshëm” dhe “Organizim I Trafikimit të qenieve njerëzore”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: