LEZHE – Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 63-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.

Sipas policisë, Pergjoni ka patur si qëllim ripërtëritjen e kullotave, me qëllim që të kulloste bagëtitë që mban në një stan në Malin e Shëngjinit.

Pikërisht në afërsi të stanit të Pergjonit është evidentuar edhe vatra e zjarrit, që më pas ka marrë përmasa të mëdha, i favorizuar nga era.

Tashmë 63-vjeçari do të përballet me drejtësinë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”.

NJOFTIMI I POLICISE
“Më date 25.08.2016, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Preng Pergjoni, 63 vjeç banues në Lezhë pasi dyshohet se është autori i vënies së zjarrit në malin e Shëngjinit.
Arsyeja e djegies është për shkak të ripërtëritjes së kullotave me qëllim kullotjen e bagëtive që kanë në stanin e tyre në Malin e Shëngjinit,i cili ndodhet në fillim ku ka qenë vatra e zjarrit. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Lezhë për veprën penale “Shkatërrimi me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor” parashikuar nga neni 206/a/1 të Kodit Penal.”
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb