ITALI-Policia italiane ka zhvilluar një operacion anti-drogë në Firenze, ndërsa në pranga kanë përfunduar disa persona, mes të cilëve edhe një shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia italiane në bashkëpunim me homologët holandeze të cilët kanë goditur bandën që merrej me trafikun e drogës nga Holanda në Itali.

Në një shkrim të gazetës italiane në versionin print ‘La Nazione’, thuhet se në mesin e personave të arrestuar është edhe një shqiptar i identifikuar si Valentin Selaj, i cili rezulton se është i dashuri i prezantueses seksi Viola Spiro.

Edhe pse në versionin online, gazeta italiane nuk jep shumë detaje për operacionin dhe nuk përmend emrin e shqiptarit, në versionin prit, gazeta ka publikuar foton e shqiptarit së bashku me prezantuesen. Sipas gazetës italiane, Valentin Selaj kishte një rol të rëndësishëm në grup dhe sillte kokainë nga Amerika në Firenze përmes Holandës.
auto_Screenshot_301511646367
Operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe policia e Firences kanë arrestuar 7 persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrimit të parave. Hetimet kanë nisur në maj të vitit 2015 dhe përfunduan me shkatërrimin e një rrjetit.
auto_Screenshot_291511646369
Kujtojmë se edhe më herët, mediat shqiptare kanë shkruar për lidhjen e Viola Spiros me Valentin Selaj si dhe për jetën luksoze që ata bënin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb